Kresha, asambleisti më i votuar në Prishtinë ia mësynë garës për deputet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Kreshnik Smajlaj, asambleisti më i votuar në Prishtinë do të garojë per karrigen e deputetit.

Haradinaj vlerësoi lartë përkushtimin e Smajlajt duke e cilësuar si shembull të sipërmarrësit modern.

“Kreshnik Smajlaj kurrë s’është ndalur duke krijuar mundësi për të rinjtë. Në një kohë kur shumë të rinj janë detyruar të largohen nga Kosova, ai ka zgjedhur të investojë, të punojë dhe t’u japë shpresë të tjerëve. Shumë prodhues vendas kanë rritur kapacitetet e tyre, por rasti i Kreshnikut është i veçantë. Përkushtimi që ka e dallon nga të tjerët dhe e bëjnë shembull të sipërmarrësit modern që kthen shpresën për qytetarin e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës”.

“Si asambleisti më i votuar në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë nga lista e AAK-së, ai sjell frymën dhe energjinë që e karakterizon në çdo hap. Prandaj, kandidatura e Kreshës për deputet është vazhdimësi e punës dhe përkushtimit që ai ka treguar ndër vite, me përgjegjësi dhe vizion për një Prishtinë dhe Kosovë të zhvilluar. Paç suksese, Kreshnik dhe na priftë e mbara bashkë në garën për deputet dhe si shef i shtabit në kryeqytet”, tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit