Riza Murati tregon momentin e kanosjes nga ministri Elbert Krasniqi: U frikësova, më u drejtua si i çartuar

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po hetohet nga Prokuroria e Pejës për kanosje ndaj dy personave, Luftim dhe Riza Murati, pas një incidenti të ndodhur më 23 nëntor në “Rrugën e Re” në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit dhe se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas tij, dyshohet se ministri ka dalë nga vetura gjatë një bllokimi të trafikut dhe ka kanosur dy personat tjerë të përfshirë në incident.

Njëri prej të dëmtuarve, Riza Murati, ka rrëfyer për Insajderin detaje të momentit kur është kërcënuar nga ministri në detyrë.

“Unë kam qenë në punë, ka ardh djali me nipin, kanë bërë aksident. E kemi thirrë policinë. Ky personi ka kërku me ja liru rrugën, ka dalë prej kerrit, ma bojke ‘a e din kush jam unë? Largoje kerrin’. E qoi jaknen edhe ia pash armën në brez. Jam ndjerë i frikësuar kur ia pash”, ka deklaruar Murati.

Ai thotë se sjellja e ministrit në ato momente i është dukur agresive.

“Ma bojke tërë kohën ‘mos m’u afro’, si i çartën, si me kanë i droguar”, ka shtuar ai.

Lidhur me këtë çështje ka kontaktuar ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, por ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri në publikimin e materalit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit