Presidenti rus Vladimir Putin është pyetur për herë të parë lidhur me diskutimin mbi planin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
“U paraqitën një sërë pyetjesh për diskutim”, tha Putin nga Kirgistani, cili ndodhet në një vizitë zyrtare 3-ditore.
Ai u shpreh se Rusia është gati për bisedime “serioze” teksa shtoi se një delegacion amerikan do të vizitojë Moskën javën e ardhshme.
Sipas tij, Rusia është dakord që plani i presidentit amerikan Donald Trump të përdoret si bazë për marrëveshjet e ardhshme, por shton se siguria evropiane duhet të diskutohet.
Presidenti Putin theksoi se Rusia pranon që SHBA-të po e marrin parasysh qëndrimin e saj, por këmbëngul se disa aspekte duhen diskutuar.
Putin vijoi duke thënë se Rusia “nuk ka asnjë plan agresiv ndaj Evropës”, teksa e cilësoi një ide të tillë si “qesharake”.






