Vajza e Bashkim Smakajt, Stina Smakaj, ka prekur publikun me një interpretim emocional që ia dedikoi UÇK-së dhe babait të saj, i cili që një vit po mbahet në burgun e Hagës.
Si nxënëse e klasës së katërt, Stina me zërin që i dridhej nga emocionet, iu drejtua babait të saj me dhimbje e krenari, duke thënë se liria ka emër dhe një nga ata emra është edhe ai, si ish-ushtar i UÇK-së.
“Liria ka emrat e burrave që u ngritën për Kosovën, që e deshën më shumë se jetën. Liria ka emrat e atyre që sot po gjykohen padrejtësisht në Hagë, si presidenti Hashim Thaçi, si shokët e tij e si ti, babi im i dashur. Por unë e di, emrat tuaj nuk janë të errësirës, janë të dritës”, dëgjohet duke thënë ajo.
Me sy drejt publikut, por me mendjen tek babai, Stina vazhdon dedikimin e saj.
“Babi, unë kam mësuar nga ti se atdheu nuk është vetëm tokë. Atdheu është gjaku ynë. Është zemra jonë. Është historia që s’mund ta fshijë askush. Dhe kur ti u ngrite për liri, unë edhe pse e vogël, sot e kuptoj pse: që unë të rritem e lirë, që të shkoj në shkollë në paqe, që të ëndërroj pa kufij”.
Interpretimi i Stinës ishte një mesazh për babanë e saj dhe një kujtim për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Lojtës Videosh






