Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka folur sonte rreth raporteve të Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut.
Hamza deklaroi se bashkarisht do ta arrijnë që PDK-ja ta formojë dhe të udhëheq me Qeverinë e re të Kosovës.
“Unë jam i bindur që do ta maksimalizojmë votën sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara që si Parti Demokratike të Kosovës i kemi fituar 20 mijë vota në Drenas, e pres këtë rezultat, ndoshta edhe me rritje. Nuk është e lehtë me u arritë, por do të ketë impakt edhe në gjitha komunat e tjera të Kosovës”, deklaroi Hamza.
Para disa ditësh lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, takoi kreun e Drenasit dhe të PDK-së për t’i pajtuar ata









