KQZ rikthen fletëvotimet fizike për mërgatën, Gjoshi: Lajm i mirë, VV synonte proces të manipulueshëm me e-mail

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që fletëvotimet për diasporën, e cila regjistrohet për të votuar përmes postës, të dërgohen fizikisht në adresat e tyre të banimit, ashtu siç i deklarojnë gjatë procesit të regjistrimit.


Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim si “lajm të mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës”.

Në postimin e tij, Gjoshi thekson:


“Lajm i mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës.

Bashkëatdhetarëve që do të regjistrohen për votim përmes postës do t’iu dërgohen fletëvotimet origjinale në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshtën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me e-maila që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit