Njëri i veshur me rroba ushtarake, tjetri duke pirë cigare; momenti i arrestimit të Erzën Ukës dhe Julian Cumrakut

Të tjera detaje publikohen lidhur me arrestimin e Hamza (Erzen) Ukës dhe Julian Cumrakut, të cilët iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata. Ata fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit.

Dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh, ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti një arsenal armësh që përfshinte 4 automatikë, 1 pistoletë, 18 granata, 7 karikatorë të mbushur me fishekë dhe rreth 2 mijë municione të ndryshme.

Çështja është duke u hetuar. Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga Balkanweb, tregohen momentet e arrestimit të dy personave.

Njëri i veshur me rroba ushtarake, tjetri duke pirë cigare; momenti i

Nga pamjet njëri prej personave shfaqet me rroba ushtarake, ndërsa tjetri duke pirë cigare, ndërsa banesa është e mbushur me armë.

Efektivët që po patrullonin në terren konstatuan një person, i cili sapo i pa u largua me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policia i bëri thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai refuzoi dhe i kërcënoi efektivët.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat RENEA, të cilat nisën negociatat. Pas 12 orësh presioni dhe thirrjesh nga familjarët e tyre, Uka dhe Cumraku u dorëzuan pa rezistencë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit