Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale në marrëdhënie me shtetin grek.
Ai ka treguar një rast kur u fut në shtetin fqinj për të xhiruar një dokumentar dhe gjatë një darke me kryetarin e bashkisë së Follorinës, ky i fundit ishte ngritur dhe kishte mbajtur një fjalim racist për popullin shqiptar.
Zeka u shpreh e në atë moment ishte ngritur të bënte një dolli dhe i kishte treguar se ai vetë ishte shqiptar, ndërsa darka u anuluar fill pas kësaj deklarate.
“Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern. Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët e Shqipërisë në Greqi në 1991 unë po bëja një dokumentar dhe filmova në Greqi. Kryetari i bashkisë na shtroi një dark dhe u ngrit dhe bëri një fjalim shumë racist për shqiptarët. Unë mora gotën e rakisë dhe bëra një dolli dhe i thashë jam shqiptar. Aty u prish darka”, u shpreh Zeka.
Ai rrëfen edhe një tjetër histori tjetër, kur gjatë kalimit në doganë, një polic grek i kishte grisur pasaportën suedeze vetëm sepse i kishte thënë se vinte nga Maqedonia.
“Vetëm pse i thash para 5 vitesh një polici grek, vij nga Maqedonia, ma grisur faqen e pasaportës suedeze”, tha Zeka për “TCH”.









