Rikthimi i Agim Veliut në LDK- Arben Gashi: është çështje e elektoratit, jo e kërkimfaljes

Arben Gashi i LDK-së ka komentuar rreth rikandidimit të mundshëm të Agim Veliut.

Gashi tha se pjesëmarrja e Veliut në proces “ia rikthen të drejtën për t’u zgjedhur”, ndërsa theksoi se vendimi final i takon elektoratit të LDK-së.

I pyetur nga opinionisti Burim Ramadani nëse Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i kërkojë falje Veliut, Gashi e mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se largimi i tij nga pozita kishte ndodhur para një viti.

“Nuk është çështje kërkimfaljeje. Nuk dua të hap këto tema. E rëndësishme është të jemi së bashku dhe të paraqesim vizionin tonë”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit