Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook.


Ai tha se shkrirja e Iniciativa Qytetare “Demokracia” në PDK, është hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, thuhet në postimin e Hamzës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit