Ngërçi politik që dërgoi Kosovën në zgjedhje, Bytyçi: Ja i kujt është faji

Enver Bytyçi, akademik dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka analizuar situatën dhe ngërçin politike të krijuar në Kosovë.

Për Bytyçin problemi nuk janë partitë politike. Sipas tij, ngërçi i krijuar është pasojë e Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk bënë një ndarje të saktë të përfaqësisë së popullit në Kuvend.

“Së pari, duhet të them se faji kryesor i takon strukturës kushtetuese të propozuar nga Martti Ahtisaari, sepse sipas planit të tij 20 vende në Parlament janë të rezervuara për minoritetet, gjë që përbën një risi. Është një zgjidhje shumë specifike me qëllim garantimin e të drejtave të minoriteteve, por kjo ka sjellë këtë kolaps. Nëse do të votohej për 100 deputetë e jo për 120, sot do të kishim një qeveri. Janë votuar 100 dhe jo 120, sepse 20 vendet e rezervuara kanë hyrë jo përmes një procesi demokratik, por të imponuar. Këto 20 vende nuk përfaqësojnë drejt minoritetet. Nëse shohim statistikat, Lista Serbe ka marrë 37 mijë vota, por ka 9 deputetë. Këto 37 mijë vota përbëjnë shumë më pak se 5 për qind. Ndërkohë, Lista Serbe ka rreth 8 për qind të vendeve në Parlament. Kjo, si pasojë, sjell ngërç institucional dhe objektiv, i cili nuk lidhet as me Parlamentin dhe as me partitë politike”, tha Bytyçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit