Vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person 

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Prishtinë.

Një person është lënduar dhe është dërguar në QKMF në Prizren, por pa lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës

“Sot me date 23.11.2025 rreth ores 18:30 në Autostradën Ibrahim Rugova Km 26, drejtimi Prizren – Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore”.

“Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”, ka thënë Hoxha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit