Lideri i ri i partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Zvicër.
Në kuadër të vizitës, Hamza, ka zhvilluar një takim me Ragip Xhakën dhe strukturat e PDK-së në Zvicër, ku diskutuan për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rolin e mërgatës në zhvillimin e Kosovës.
Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e mërgatës për vendin, duke theksuar se ky angazhim kalon çdo kufi dhe distancë.
“Kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi. Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre!”, ka shkruar Hamza në një postim në rrjetet sociale.










