“Mbi 22 mijë euro para të gatshme”, sa është i pasur Agron Qalaj që u emërua sot Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit?

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës është shkarkuar Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Në vend të tij është emëruar Agron Qalaj, zv/kryeprokuror.

Sa i pasur është Agron Qelaj?

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka dorëzuar deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2024 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), del se i njëjti ka pasuri dhe para të gatshme.

Pasuritë e paluajtshme

Qalaj ka raportuar disa prona të trashëguara nga babai, përfshirë:

  • një shtëpi prej 250 m², me vlerë të deklaruar 60 mijë euro,
  • oborr prej 24.24 ari, me vlerë 75 mijë euro,
  • disa parcela toke në sipërfaqe të ndryshme (13.43 ari, 1.20 ha, 77.27 ari), me vlerë të deklaruar nga 10 mijë deri në 50 mijë euro,
  • si dhe një ndërtesë prej 35 m², me vlerë 3 mijë euro.

Paratë e gatshme dhe llogaritë bankare

Në llogaritë bankare të tij dhe të familjarëve, Qalaj ka deklaruar se ka 22,146.82 euro nga paga, qiratë dhe një kompensim civil.

Ndërsa shuma tjera të mbajtura në emër të prindërve dhe fëmijëve, që së bashku kalojnë 40 mijë euro, të cilat përfshijnë paga, pensione dhe bursa studimi.

Të ardhurat vjetore

Si Prokuror i Shtetit, Qalaj kishte deklaruar:

  • 30,470.04 euro si të ardhura vjetore nga paga në Prokurorinë e Shtetit,
  • 614 euro nga punë me kontratë në Akademinë e Drejtësisë,
  • 471 euro nga meditjet e komisioneve të Këshillit Prokurorial,
  • 10 mijë euro nga qiraja e një hapësire në Ring Mall.
    Fëmijët e tij, me të cilët jeton kanë deklaruar gjithashtu mbi 19 mijë euro të ardhura të ndryshme nga pagat, bursa dhe angazhimet sportive.

Pasuritë e luajtshme

Në pronësi të familjes së tij janë deklaruar edhe dy automjete:

  • një Peugeot me vlerë 6 mijë euro,
  • një Volkswagen me vlerë 11,800 euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit