“120 euro vota” – aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Yll Rraqit, bashkëshortit të Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Suharekës, Albulena Kokollari, nën dyshimin se ka bërë blerje votash në vlerë prej 120 euro ndaj qytetarit me inicialet B.K.

Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, i pandehuri Yll Rraqi ka ofruar shumën prej 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për Asamble Komunale, bashkëshortes së tij, Albulena Kokollari, e cila ishte në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tutje në aktakuzë theksohet se burri i drejtoreshës i ka kërkuar qytetarit t’ia verifikojë përmes telefonit se ia ka dhënë votën gruas së tij, dhe vetëm pas kësaj ia ka dorëzuar shpërblimin.

“…dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr. ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin…”, thuhet në aktakuzë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit