spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Deputetja e PDK-së e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka quajtur të njëanshëm vendimin e presidentes Vjosa Osmani për caktimin e 28 dhjetorit si datë të zgjedhjeve.

Deliu ka shkruar se, pavarësisht këtij vlerësimi, kjo datë duhet të shndërrohet në moment të rikthimit të përgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet vendit.

“Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës. Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë. Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur. Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike”, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit