Në qytetin e dashurisë, Melinda feston ditëlindjen si asnjëherë më parë

Këngëtarja e suksesshme, Melinda Ademi, po shënon një moment të rëndësishëm në jetën e saj ditën e sotme.

Melinda po ndryshon prefiks, duke festuar ditëlindjen e 30-të në një udhëtim të paharrueshëm në Paris, Francë, përkrah të fejuarit të saj, Granit Muhaxheri.

Qyteti i dashurisë është vendi i ëmbël ku Melinda po shijon këtë kapitull të ri, siç dëshmohet nga postimet e saj ku shfaqet pamja magjepsëse e Kullës Eifel në natën e saj festive.

Sigurisht që këngëtarja mori urime të shumta me të hyrë mesnata, por më i veçanti ishte nga Graniti.

Graniti shprehu dedikimin e tij të veçantë përmes një postimi në ‘Story’:

“Urime ditëlindjen dashuria ime! Gëzuar një vit tjetër aventurash të mrekullueshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit