Tashmë ka nisur seanca e thirrur për formimin e qeverisë.
Glauk Konjufca më 4 nëntor është mandatuar nga presidentja Osmani për ta formuar qeverinë.
Nga PDK ka marrë fjalën Uran Ismaili i cili u shpreh i bindur se Konjufca nuk ka votat.
“Kjo seancë është e pakuptimtë sepse rezultatet i dimë. Nuk ka njeri në LVV as në Kosovë dhe as Glauku nuk beson se do jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij. Konjufca është marrë peng”, tha ai.










