Gërvalla nga Kuvendi iu drejtohet deputetëve të LDK-së: Mos u bëni bashkë me ata që bllokojnë shtetin, ju keni traditë insitucionaliste

Deputetja e VV-së , Donika Gërvalla i është drejtuar me një apel grupit parlamentar të LDK-së.  Ajo iu kërkoi deputetëve të LDK-së që siç tha Gërvalla të mos bëhen bashkë me ata që bllokojnë shtetin.

“Duke pasur pritje goxha të ulëta në raport me PDK-në, AAK-në dhe duke mos pasur asnjë lloj pritje në raport me Listën Serbe, nga kjo foltore më lejoni të ju drejtohem grupit parlamentar të LDK-së, duke i njohur pulsin, duke njohur përkushtimin dhe vullnetin e votuesve të partisë tuaj, më mirë ndoshta se ata që kanë përgjegjësi të larta në partitë e juaja, ju ftoj publikisht që si parti e ardhur nga një traditë institucionaliste, të mos bëheni bashkë me ata të cilët nuk i respektojnë institucionet e shtetit, bllokojnë buxhetin, pagat dhe procese të rëndësishme dhe të ardhmen e këtij vendi. Ju bëj apel publik sot, meqenëse kjo seancë nuk do të mbyllet sot, të vini në një orë më të vonshme dhe të votoni marrëveshjet ndërkombëtarë. Mos u bëni kontribuues të bllokimit të shtetit, se as nuk ju bën nder juve personalisht dhe as nuk ju bën nder te votuesi juaj”, tha Gërvalla në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga VV-ja.

Në këtë seancë nuk po marrin pjesë PDK, LDK, AAK dhe Nisma.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit