Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ai i PDK-së, Përparim Gruda, janë përplasur në seancën e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit për vitin 2026.
Bahtiri e ka akuzuar Grudën e PDK-së për lidhjet me Listën Serbe, pas fjalimit të tij kundër votimit për formimin e komisioneve parlamenatre.
Bahtiri e akuzoi Grudën duke thënë se është duke ndjekur politika të Listës Serbe për t’i lënë punëtorët pa paga me rastin e mos votimit të buxhetit.
“Zotëri Gruda a e ke vet Listën Serbe që ke ardhë këtu”, iu drejtua me tone të larta Bahtiri Grudës.
Deputeti i PDK-së mohoi lidhjet e tij, duke iu thënë Bahtirit se nuk e njeh atë.
“Ti nuk e din se kush jam unë”, i tha Gruda, meqë rast Bahtiri vazhdoi me tone të larta duke insituar “E di shumë mirë se kush je ti”.
Partitë e ish-opozitës e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tyre, thirrjet e seancave nga Qeveria në detyrë janë anti-kushtetuese.
Përndryshe, përpos seancës në ora 11:00, LVV-ja ka thirrur seancë edhe për në ora 14:00, për votimin e mandatarit Glauk Konjufca.









