spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Gruda-Haxhiut: Ti se din çka është qeveria në dorëheqje dhe ajo në detyrë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka qenë deputeti i cili ka përfaqësuar partinë ku ai bën pjesë për seancën e thirrur nga VV-ja për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se kjo seancë është jokushtetuese dhe se s’mund të mbahet seancë pa u zgjedhur qeveria.

“Kam ardhur sot këtu për të përfaqësuar mendimin e PDK-së dhe për të shpjeguar se pse nuk marrim pjesë në seancë, dhe pse për ne është Kushtetuese. KJo seancë do të mbahet në mend si seanca në të cilën të gjithë ne e dijmlë që është jokushtetuese. Asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë”, tha fillimisht Gruda.

“Në asnjë vend nuk lejohet që të trajtoj çështje tjera, përveç qeverisë. Kjo është praktika e deri sotme parlamentare e Kosovës”, shtoi ai.

“Si mund të formohen Komisione parlamentare kur s’është definuar kush është opozita e kush pozita. Kosova s’ka pozitë dhe opozitë sot. E dyta miratimi i projektligjeve, qeveria jonë është qeveri në detyrë, e kjo s’mund të paraqes në Kuvend projektligje”, tha Gruda.

Gjatë fjalës së tij, Gruda tha se në nenin 31 të Ligjit për qeverinë, ku këtu ka ndërhyrë nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu i cili i propozon Grudës të lexonte nenin 28 paragrafin 1.

“Jam i bindur që ti nuk e din çfarë është qeveria në dorëheqje e çfarë ajo në detyrë. Mos abuzo me detyrën. Je nënkryetare e Kuvendit, unë jam deputet. Se kam me juve debatin por me qytetarin”, i tha Gruda, Haxhiut.

“Ky kuvend nuk ka lidhje me qeverinë ekzistuese”, shtoi tutje Gruda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit