spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Trump i hap dyert e Shtëpisë së Bardhë, Princi saudit premton deri në 1 trilion dollarë investime; Khashoggi temë e ndaluar

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot me ceremonial të plotë princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në Shtëpinë e Bardhë, një pritje e ngrohtë që sfidoi çdo protokoll të një “vizite pune”. Dy liderët u përqafuan sapo MBS zbriti nga makina dhe u ngjitën së bashku drejt hyrjes kryesore të Shtëpisë së Bardhë, në një atmosferë që ngjante me një vizitë shtetërore.

Korrespondentët amerikanë e cilësuan pritjen “bujare” dhe të krahasueshme me mënyrën se si vetë Trump është pritur në vendet e Gjirit.

Në Zyrën Ovale, Trump e quajti princin “mik të mirë” dhe e vlerësoi për “përmirësimet në të drejtat e njeriut dhe shumë fusha të tjera”, duke shmangur çdo kritikë. Ai theksoi se Arabia Saudite ka premtuar 600 miliardë dollarë investime në SHBA, një shumë që sipas tij do të thotë: fabrika të reja, investime në kompani amerikane, para në Wall Street, dhe “shumë vende pune”.

Ne kemi qenë gjithmonë në të njëjtën anë. Arabia Saudite ka qenë një aleat i jashtëzakonshëm”, tha Trump.

MBS: Investimet mund të shkojnë deri në 1 trilion dollarë

Princi i kurorës iu përgjigj me superlativa. Ai tha se Riadi “beson në atë që po bën SHBA-ja” dhe e falënderoi Trumpin për “punën për paqen botërore” dhe për “bazën e mirë për rritje ekonomike”.

Pjesa më e fortë e deklaratës së tij ishte premtimi i ri: “Ditët në vijim, investimet tona në SHBA mund të rriten në pothuajse 1 trilion dollarë.”

Trump reagoi menjëherë: “Kjo është fantastike. Po bëjmë numra që askush nuk i ka bërë më parë.”

Khashoggi? Trump ndërpret gazetarin: Mos e turpëro mysafirin tonë

Momenti më i diskutueshëm erdhi kur një gazetar pyeti për vrasjen e Jamal Khashoggit, gazetarit saudit dhe kolumnistit të Washington Post, vrarë në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018.

Trump e ndërpreu pyetjen: “Mos e turpëro mysafirin tonë duke sjellë këtë temë.”

Ai mbrojti MBS, duke e quajtur “fenomenal” dhe duke thënë se princi “nuk dinte asgjë” për ngjarjen, pavarësisht se inteligjenca amerikane kishte konkluduar se ai e kishte miratuar operacionin.

Princi, i cili prej vitesh mohon përfshirjen e drejtpërdrejtë, e ka pranuar vetëm “përgjegjësinë si sundimtar”.

Ky takim shënon vizitën e tij të parë në SHBA që nga viti 2018. Analistët thonë se vizita është kryesisht ekonomike: administrata Trump po tenton të sigurojë investime masive saudite në industrinë amerikane, teknologji dhe energji, një lëvizje që edhe këtë herë Trump e prezantoi si fitore për ekonominë amerikane.

Shahut diplomatik i shtohet edhe ndërtimi i aleancës së re të Gjirit, në një moment kur Washingtoni garon për ndikim me Kinën në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit