Faqja zyrtare ndan video ku Vetëvendosje kishte votuar buxhetin më 2021-ën “ani se gjykata rrëzoi Qeverinë Hoti”

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të krijojë narrativën në rast se partitë e tjera s’do ta votojnë buxhetin e propozuar nga ta për vitin 2026.

Faqja zyrtare e këtij subjekti politik ka shpërndarë një video të Hekuran Muratit nga Kuvendi, i cili kumton se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që ta votojë buxhetin ani pse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar Qeverinë Hoti.

“Ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit që karshi këtyre temave të përgjigjen me përgjegjësi dhe maturi e me racionalitet të ecim përpara”, thuhet ndër të tjera në postimin e VV’së.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë bërë të ditur se s’do të marrin pjesë në seancën ku do të shqyrtohet votimi i buxhetit për vitin e ardhshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit