Eduard Kuqi, i njohur si Edi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, është rikthyer sonte për t’u bërë pjesë sërish e shtëpisë më të famshme në vend. Këtë herë, ai ka paralajmëruar se do të jetë më i rrezikshëm.
“Do të jem më i rrezikshëm”, tha ai gjatë hyrjes.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Kuqi pati një përplasje të ashpër me moderatorin Alaudin Hamiti, ku gjatë një prime kishte kërcënuar se do ta thyejë derën.
Pas këtij incidenti, Hamiti kishte marrë kërcënime me jetë nga një familjar i Kuqit, rast që u mor në trajtim nga Policia e Kosovës.
Alaudin Hamiti ishte deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese në Facebook nga një person që pretendonte se ishte familjar i Kuqit. Mesazhet përmbanin fjalë kërcënuese lidhur me emisionin e datës 25 nëntor 2024.
“Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt” shkruante në mesazhet e publikuara nga prezantuesi.






