Big Brother Vip Albania së shpejti, data kur nis edicioni i pestë dhe kush janë banorët e parë

Shfaqja e famshme reality Big Brother Vip Albania pritet të nisë edicionin e pestë. Burime për ‘Pamfleti’ kanë treguar se ‘sipari do të ngrihet’ në datë 20 dhjetor, jo shumë larg nisjes së zakonshme. Big-u ka nisur historikisht rreth kësaj date. Edhe ky vit, mesa duket nuk bën përjashtim.

Ashtu siç është raportuar edhe më herët, në shtëpinë e famshme do të hyjnë edhe njerëz që nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por përfaqësojnë fusha të ndryshme.

Jori Mersini është një prej njerëzve jo-vip, e cila merret me fushën e imobiliareve. Nuk dihet çfarë ka të veçantë, por me siguri produksioni ka parë ‘diçka’, përderisa ka vendosur ta ketë pjesë të Big Brother Vip.

Big Brother Vip Albania së shpejti, data kur nis edicioni i pestë dhe

Emri i dytë është Kleoniki Delijorgji. Bukuroshja mesa duket nuk ishte pjesë e panelit ‘Goca dhe Gra’ pikërisht për këtë arsye. Ajo është ruajtur që të jetë pjesë e shtëpisë së famshme. Përzgjedhja e Kleonikit duhet thënë se është gjetje, për vetë faktin se vajza në fjalë i thotë gjërat pa u menduar gjatë. Sigurisht ka edhe nga ata që janë skeptikë kur Kleoniki ‘flet me ëngjëjt’, por nga ana tjetër do ketë edhe ngacmime për të atin, biznesmenin e njohur Mihal Deligjorgji, emër që lidhet edhe me ‘shpërthimin e Gërdecit’.

Big Brother Vip Albania së shpejti, data kur nis edicioni i pestë dhe

Aktori i famshëm Juxhin Plovishti, i njohur për skeçet e tij në ‘Portokalli’ thuhet se do jetë pjesë e BBVA5. Për Juxhinin nuk do ishte hera e parë që futet në shtëpinë e famshme, duke qenë se ka shkëlqyer me imitimin e Vserlos, ish-banorit të Big Brother. Por nuk dihet nëse do shkëlqejë si pjesmarrës kësaj radhe.

Big Brother Vip Albania së shpejti, data kur nis edicioni i pestë dhe

Emri që na çuditi kur e mësuam ishte ai i Lore. Këngëtarja, e cila merr pjesë në Kënga Magjike, madje ‘lindi’ aty si artiste, ka zgjedhur t’i thotë ‘Po’ propozimit për të hyrë në shtëpinë e Big Brother. Ajo është në garë tek Kënga Magjike, këtë edicion të 25-të të saj dhe mbase do hyjë në një moment të dytë në Big, por gjithsesi emri i saj është i konfirmuar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit