“Luana përndjek ish- të dashurin”/ Moderatorja padit Tozajn për shpifje, gazetari: Së shpejti lista e eskortave

Deklarata e famshme e Elton Tozajt se ‘Luana Vjollca po përndjek ish-të dashurin, Krenar Çocaj teksa udhëton me Endi Demnerin, nuk është kaluar aq lehtë nga moderatorja.

Kjo e fundit ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin për shpifje. Madje ajo kërkon dëmshpërblim për fyerje dhe cënim i rëndë i figurës publike.

Në prononcimin e tij për emisionin e mëngjesit në MCN, Tozaj përmendi disa raste të përndjekjes dhe ‘fiksimit’ të Luanës ndaj biznesmenit Çocaj, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik.  Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar:

“Qesha shumë! Pas intervistës sime, vipja e radhës Luana, më vë avokatin të më marrë në tel. Këto s’kanë as guximin të telefonojnë, aq të dhjera janë!”

Dhe në fund, Tozaj e mbyll me një kërcënim: Klm dhe së shpejti, me listën kush del nëpër burgje si eskortë….!

“Luana përndjek ish- të dashurin”/ Moderatorja padit

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit