Hyrja e banores me shami, Igballe Huduti, në “Big Brother VIP Kosova” është anuluar në momentet e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur moderatori Alaudin Hamiti gjatë spektaklit, duke treguar se Huduti nuk ka mundur të bashkohet me banorët për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortit të saj.
“Bashkëshorti i saj ndodhet në QKUK”, tha Hamiti.










