spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Avokati serb me dëshmi: Vuçiq ishte pjesëmarrës në “Safari” ndaj boshnjakëve gjatë luftës në Bosnje

Avokati i njohur serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se gjithnjë e më shumë ka dëshmi se Aleksandar Vuçiq ishte pjesë e “Snajper safarit” gjatë rrethimit të Sarajevës në periudhën 1992-1995.

Stojkoviq ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe shkrime të asaj kohe, ku Vuçiq pranon se kishte shkuar si vullnetar në Sarajevë.

“Kur nisi lufta në Bosnje, unë shkova në pjesën serbe të Sarajevës dhe u paraqita si vullnetar. Nuk kam qenë anëtar i asnjë partie, thjesht shkova vetë. Kam qenë një kohë në Varrezat hebraike,” thuhet në deklaratën e Vuçiqit.

E gjithë kjo lidhet me çështjen e njohur si “Safari i snajperëve”, ku sipas padisë së paraqitur në Milano nga gazetari Ezio Gavazzeni, persona të pasur paguanin për të vrarë civilë të pambrojtur nga pozicionet serbe në kodrat përreth Sarajevës.

Përfshirja në këtë praktikë konsiderohet vrasje, ndërsa tarifa për secilin civil qëlluar varionte deri në 100 mijë euro.

Më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën gjatë rrethimit të Sarajevës që zgjati gati katër vite, ndërsa qyteti u përball me granatime dhe zjarre snajperësh nga forcat serbe.Prokuroria italiane, nën drejtimin e prokurorit të antiterrorizmit Alessandro Gobbis, po shqyrton dëshmitë dhe raportet, përfshirë edhe një raport nga ish-kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq.

Gazetari Gavazzeni deklaron se të paktën njëqind persona morën pjesë në këto turne snajperësh.

Në këtë kontekst, edhe shkrimtari dhe politikani rus Eduard Limonov u filmua duke qëlluar nga pozicionet serbe, nën drejtimin e Radovan Karaxhiqit, i cili më vonë u dënua për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit