Këngëtarja e mirënjohur, Xhensila Myrtezaj ka tërhequr vëmendjen e publikut me një fotosesion të ri, ku ajo ka nxjerrë në pah hijeshinë dhe harmoninë e trupit të saj.
Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Xhensila shfaqet në super formë dhe duket për bukuri, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet ndër figurat më të komentuara dhe më të pëlqyera të showbizit shqiptar.
Fotosesioni i saj i fundit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët e vlerësojnë për stilin, finesën dhe elegancën që e karakterizon.












