Policia shpall në kërkim tre 20-vjeçar nga Peja, dyshohen për armëmbajtje pa leje, lëndim trupor e kanosje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në bazë të ligjit për publikimin e fotove dhe të dhënave të personave të kërkuar, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, personat e kërkuar janë: Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë,

Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë,

Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë: Sinjali pati raportuar se Berisha (më 04 korrik, 2025) i cili dyshohet se e ka sulmuar K.K., rreth 22-vjeçar në trotuar, përballë marketit “Minimax”, në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, teksa viktima po qëndronte në trotuar dhe 20 vjeçari e pati goditur në pjesën e ballit me pjesën e poshtme të një revoleje. Menjëherë pas aktit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Të pandehurit kërkohen për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve; Lëndim i lehtë trupor; Kanosje.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në fotot e publikuara, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Kontaktet zyrtare për raportim janë: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail: [email protected]

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit