Anëtari i AAK-së i kërkon Haradinajt të hyjë në koalicion me Konjufcën: Sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe!

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka kërkuar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, që të shqyrtojë ofertën për koalicion nga Glauk Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi, Krasniqi tha se dalja e Konjufcës si kandidat për kryeministër ka ndryshuar balancat politike dhe kërkon qasje serioze dhe larg interesave të ngushta partiake.

Ai shtoi se Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, veçanërisht nëse kjo mund të sjellë stabilitet institucional dhe të zgjidhë çështjen e presidentit.

“Kosova ka nevojë për drejtim të qartë, kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër”, shkroi Krasniqi.

Theksojmë se një natë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor.

Ai u shpreh se Aleanca nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim, edhe pse ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilat i konsideroi të panevojshme.

Haradinaj shtoi se procesi i krijimit të qeverisë është i ndarë nga zgjedhjet dhe se AAK shpreson që ato të mbahen sa më shpejt. Ai gjithashtu vuri në dukje respektin për figurën e Konjufcës, por theksoi se vendimet e partisë do të jenë të qarta dhe të pavarura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit