E rëndë: Një grua 44-vjeçare gjendet e vdekur në një shtëpi të pabanuar në Prizren, dyshohet se ishte e varur nga droga

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e djeshëm në Prizren, ku një grua 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Alpet Shqiptare”.

Sipas të dhënave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar rreth orës 08:00. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kontaktuar me ekipin e urgjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, e identifikuar me inicialet F. A., rreth 44-vjeçare.

Një person që ndodhej në vendin e ngjarjes, ka dhënë deklaratën fillestare për identifikimin e viktimës. Sipas informacioneve të para, e ndjera ishte e njohur për Policinë e Kosovës për shkak të përdorimit të substancave narkotike, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore lokale dhe rajonale, të cilat kanë siguruar pamjet, provat dhe deklaratat e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit