Ministri serb i Jashtëm, Marko Gjuriq, ka deklaruar në samitin rajonal të Euronews Adria se angazhimi konstruktiv i Uashingtonit në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është i dobishëm dhe i nevojshëm, por paralajmëroi se ky proces është vështirësuar “për shkak të veprimeve të njëanshme të autoriteteve të Prishtinës dhe presioneve ndaj komunitetit serb”.
Gjuriqi ka thënë se iniciativa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdorimin e bashkëpunimit ekonomik si një instrument për tejkalimin e ndarjeve ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një lloji të ri marrëdhëniesh në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Serbisë.
“Kemi të bëjmë me një establishment në Prishtinë që nuk është i orientuar drejt dialogut me Beogradin dhe që me veprime të njëanshme përpiqet të krijojë një hartë të re politike” dhe se “Serbia pret sinjale të qarta nga bashkësia ndërkombëtare se veprime të tilla janë të papranueshme”, ka përfunduar propagandën e tij tashmë të njohur kundër Kosovës, Marko Gjuriq.










