Tahiri: Memli u përball me dy sfida – unitetin e PDK-së dhe ruajtjen e trashëgimisë së lidershipit në Hagë

Besnik Tahiri nga AAK, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së, duke vlerësuar periudhën e udhëheqjes së tij si një kohë me dy sfida të mëdha: mbajtjen e unitetit të partisë në opozitë dhe ruajtjen e trashëgimisë së lidershipit që sot ndodhet në Hagë

Ai ka përshkruar Krasniqin si një politikan me përvojë, i cili është ngritur përmes punës, seriozitetit dhe përkushtimit.

“Memli Krasniqi ka udhëhequr PDK-në në një periudhë me dy sfida: ta mbajë të bashkuar partinë në opozitë dhe të ruajë trashëgiminë e lidershipit që sot mbron lirinë në Hagë. Unë, e njoh ndjenjën e këtij ballafaqimi, e kam ndier në lëkurë. Me 21 vite përvojë politike, Memli përfaqëson njeriun që ngjitet me punë, seriozitet e përkushtim dhe që është i pjekur dhe gati të hapë kapituj të rinj për partinë dhe politikën”, tha Tahiri.


Tutje ai përfundoi shkrimin e tij duke i uruar fat: “Memli, kudo që të jesh, të priftë e mbara!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit