Votat në Mitrovicë, Bajrami: Kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë. Ajo ka thënë se kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Bajrami ka thënë se “kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg”.

Tutje, Bajrami i ka bërë thirrje “urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.”

“Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime. Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!””, shkroi mes të tjerash deputetja e LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit