Dosja e “Rezervave shtetërore”: Sa para u shpenzuan nga buxheti i Kosovës në restorantin “Bukë e zemër” të kuzhinierit të Kurtit?

Mbi 11 mijë euro nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar në dreka zyrtare në restorantin “Bukë e zemër” të tani të akuzuarit Ridvan Muharremi, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin e Rezervave Shtetërore.

Këto shpenzime, sipas raportit përmbledhës financiar të Njësisë së Hetimeve të Integruara Financiare që citohet nga aktakuza e Prokurorisë Speciale e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ishin bërë nga 3 mars 2022- 14 korrik 2023.

Në mesin e transaksioneve, rezulton dhe dreka zyrtare e mbajtur nga kabineti i Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti, në vlerë prej 517 euro.

“Nëse analizojmë më në detaje këto transaksione, vërehet se të njëjtat kanë filluar të realizohen nga muaji mars i vitit 2022, pra, pikërisht në kohën e zhvillimit të procesit të blerjes së rezervave shtetërore të mallit (grurë, vaj dhe sheqer), ku ishte i përfshirë Ridvan Muharemi”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Tutje, aktakuza citon se transaksioni për këtë drekë ishte bërë pikërisht në ditën e realizimit të kontratës me kompaninë turke për blerjen e 10 mijë tonë grurë në vlerë prej 4.8 milionë euro.

“Përveç tjerash, në muajin mars, konkretisht me datë 15 mars 2022, ditën kur është nënshkruar kontrata nga Rozeta Hajdari me operatorin turk “Yafe Turizm Insaat Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi”, është realizuar transaksion për drekën zyrtare e organizuar nga Kryeministri, në llogari të biznesit të Ridvan Muharemi “Bukë e Zemër”, thuhet tutje në aktakuzë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit