Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Musliu-Shoshi: Qeverisë së Kurtit po i bie maska, drejtësia të veprojë pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke e quajtur këtë rast dëshmi të “fytyrës së vërtetë” të qeverisë së Albin Kurtit.


Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi tha se çdo ditë po i bie maska një qeverie që ishte betuar për “ndershmëri e transparencë”.

Sipas saj, dorëzimi i aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore të Prishtinës tregon se pushteti aktual “predikon moral, por e dëmton shtetin me gati 3 milionë euro”.

“Shteti nuk ndërtohet me propagandë, por me përgjegjësi. Drejtësia duhet të veprojë pa frikë dhe pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues,” ka përfunduar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit