spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shkencëtarët po përdorin farat e rrushit për të prodhuar ilaçin e jetëgjatësisë

Shkencëtarët kinezë po punojnë për zhvillimin e një terapie revolucionare që mund të zgjasë jetën e njeriut deri në 150 vjet. Ky progres mbështetet në një komponent të veçantë të farës së rrushit, PCC1, i cili në testet laboratorike me minj shkatërroi qelizat e plakura, duke zgjeruar jetëgjatësinë e tyre me më shumë se 9%. Rezultatet kanë ngjallur entuziazëm në komunitetin shkencor, pasi qelizat e plakura janë një nga arsyet kryesore të dobësimit të organeve dhe zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me moshën.

Ekspertët e quajnë këtë teknologji një “Shenjë e Shenjtë” në kërkimin për të luftuar plakjen. Aktualisht, ekipi kinez po adapton terapi për përdorim tek njerëzit, me shpresën se efektet e PCC1 mund të reduktojnë plakjen qelizore dhe të zgjerojnë jetën e shëndetshme të njeriut.

Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se është ende herët për të nxjerrë përfundime për njerëzit dhe do të nevojiten vite të tjera testimesh klinike për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e saj. Nëse ky eksperiment ka sukses tek njerëzit, ai mund të ndryshojë rrënjësisht kuptimin e jetëgjatësisë dhe shëndetit në moshë të thyer, duke hapur mundësi të reja për shërbimet shëndetësore, ekonominë dhe stilin e jetës së njerëzve në dekadat e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit