Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ai ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është befasuar që Kryeministri Albin Kurti nuk është pjesë e aktakuzës së ngritur ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve për skandalin me rezervën shtetërore.

Bajrami ka publikuar vendimin e Kurtit të vitit 2022 për përjashtimin e procedurave të prokurimit për furnizimin e rezervës, duke thënë se Kurti ka qenë ai që ka marrë vendim për “blerje sekrete të miellit e vajit”.

“Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Ministres Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me skandalin e rezervës shtetërore. Tre të parët akuzohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi për veprën “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit