“Aktakuza e pa plotë pa Kurtin e Bislimin”, reagon Rukiqi i LDK-së pas aktakuzës për rezervat shtetërore

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se vjedhja e rezervave shtetërore është “epitoma e qeverisjes së turpshme të Vetëvendosjes”.

“Vjedhja e grurit, vajit dhe sheqerit nga rezervat shtetërore do të mbahet mend si shembulli më i turpshëm dhe më korruptiv i qeverisjes së Vetëvendosjes, nën drejtimin e Albin Kurtit. Ky është kulmi i një zinxhiri korrupsioni që përfshin çdo sektor nga energjia, te rezervat shtetërore, e deri te tenderët publikë dhe punësimet partiake”, shkruan ai.

Rukiqi thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi janë dirigjuesit e kësaj e aktakuza është e papalotë pa përfshirjen e tyre.

“Aktakuza për këtë aferë nuk mund të quhet e plotë pa përfshirjen e dy figurave kryesore që e kontrolluan krejt sistemin dhe përfituan nga ai: Besnik Bislimi dhe Albin Kurti. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit që u betua për rend dhe ligh, por e shndërroi shtetin në një instrument të plaçkitjes”, përfundon Rukiqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit