Atentati në Rinas ku mbeti një person i vdekur – Policia gjen katër armë zjarri brenda automjetit të djegur

Policia gjen katër armë zjarri brenda automjetit të djegur pas atentatit në Rinas

Pas konstatimit të një automjeti të djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, menjëherë pas atentatit në Rinas, policia ka gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Sipas burimeve, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit