Një prift 46-vjeçar në Greqi ka rënë në pranga, pasi ishte pjesë e një rrjeti që merrej me trafik kokaine dhe kanabisi.
Si pjesë e një operacioni policor, u kryen gjithsej 8 arrestime. Një tjetër klerik është arrestuar gjithashtu në të njëjtin rast, i cili duket se i ka dhënë drogë një personi të tretë në Rodos për ta transportuar atë në Athinë.
Prifti 46-vjeçar, i cili ka një precedent penal për dhunë fizike, duket se ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kreun e dyshuar të bandës, pasi ai mori pjesë, ndër të tjera, në trafikun e drogës. Informacionet tregojnë se sasi kokaine dhe kanabisi të papërpunuar ndonjëherë ruheshin brenda një kishe në Atikë, me 46-vjeçarin dhe të paktën një klerik tjetër që shfrytëzonin statusin e tyre.








