Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Komunën e Vitisë.
Në këtë komunë, fitues ka dalur Sokol Haliti i LDK’së me 50,60 për qind të votave apo 8,352 sosh.
Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 49,40 për qind të votave apo 8,155 sosh.