Xhevahire Izmaku uron Ferit Idrizin për fitoren dhe fton kandidatët në kafe bashkimi

Pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, kandidatja për kryetare, Xhevahire Izmaku, ka uruar Ferit Idrizin për fitoren.

“Urime Kryetarit Ferit Idrizi për fitoren! Vushtrria edhe këtë herë dëshmoi se është qytet i paqes, i dinjitetit dhe i demokracisë,” ka shkruar Izmaku.

Ajo, si e vetmja kandidate grua në këtë garë, ka theksuar rëndësinë e kulturës politike që bashkon përtej rivalitetit elektoral.

Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, Izmaku ka ftuar kandidatët e tjerë për një kafe miqësore me kryetarin e zgjedhur.

“Ju ftoj të martën në ora 10:00, për një kafe tek Kryetari Ferit Idrizi, i cili na kishte ftuar neve në fillim të garës,” ka shtuar ajo, duke ftuar Sylejman Mehollin, Xhafer Tahirin, Mensut Ademin dhe Shaban Miftarin

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit