Analisti Vehbi Kajtazi ka folur pas exit polleve që e nxjerrin Përparim Ramën e LDK-së fitues para Hajrulla Çekos së LVV-së.
Kajtazi kishte premtuar që nuk do të shfaqej më në televizion nëse Çeko do të shpallej fitues.
“Ashtu kam qenë i bindur ndonëse ka qenë goxha rrisk i madh me e thanë një gjë të tillë”, ka deklaruar Kajtazi në Specialen e Klan Kosovës.
“Sidoqoftë, ne jetojmë në Prishtinë edhe e shohim pak a shumë edhe disponimin, edhe reagimin e njerëzve”.
“Përndryshe unë kam qenë edhe vazhdoj me qenë i angazhum që Lëvizja Vetëvendosje derisa e ka Albin Kurtin në krye, mos me fitu zgjedhje edhe me u largu prej skenës politike sepse vetëm dëm i shkaktojnë këtij vendi”.









