Flet pronari i kafenesë ku planifikohej të shkonte Kurti: U rrezikua siguria, të dy palët po sjellin telashe, vendosa ta mbyll lokalin

Sot u raportua se simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë që kafeneja ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, planifikonte të shkonte sot të mbyllet.

Lokali ndodhet në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës së Jugut.

E lidhur me këtë rast ka reaguar pronari i kësaj kafeje, Arizon Haziri.

Ai ka shkruar se i është rrezikuar siguria personale dhe e klientëve, andaj kanë vendosur ta mbyllin kafiterinë.

Postimi:

Për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët, kemi vendosur ta mbyllim kafiterinë, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet.

Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time vetëm atëherë do ta kuptonte çfarë po kaloj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit