Dhanë e morën ryshfet në lidhje me votimin, ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’.

“Prishtinë, 9 nëntor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit, thuhet tutje në njofitmin e prokurorisë.

Kujtojmë se nga Prokurori i Shtetit është bërë e ditur se janë angazhuar plot 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit