Një situatë e tensionuar është shënuar sot në një qendër votimi në Gjakovë, ku dy qytetarë janë shprehur tejet të shqetësuar gjatë procesit të votimit.
Sipas raportimeve ata nuk u lejuan të asistonin familjarët e tyre për të ushtruar të drejtën e votës.
Një qytetare, e nervozuar nga situata, ka shpërthyer duke thënë: “Hupi vota po shkoj n’shpi”, pasi komisioni i kërkoi vërtetim mjekësor për familjarin që do të asistonte.
Ndërkohë, një sqarim lidhur me rastin e ka dhënë kryesuesi i kësaj qendre.
“Personi në fjalë ka ardhur për të votuar pa asistencë, vajza për nënën e babanë – nuk i kemi lejuar. I kemi kërkuar dokumentin e mjekut dhe e kanë bërë sipas ligjit. Nuk e ka pasur dokumentin, ndaj i kemi thënë: ‘Shko merr dokumentin, pastaj ju lejojmë’”, ka deklaruar kryesuesi i kësaj qendre të votimit, përcjell Insajderi.
Në Komunë të Gjakovës, Ardian Gola garon me kundër kandidatin e tij Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.









