Në Viti të shtunën ishte kryetari Sokol Haliti që dha një mesazh domethënës por kyç ishte ai qytetarëve që refuzuan revizionizmin e pushtetit të Vetëvendosjes me idolet e simbolet propaganduese.
“Kot vjen Kurti në Viti, më shumë kishim në forumin e grave. As ata të VLEN’it s’kanë çka vijnë – se për Viti s’vlejnë send” tha në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sokol Haliti, që po bënte fushatë për zgjedhje.
Ai po i reagonte deklaratave kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe vizitës së Izet Mexhitit nga VLEN, aleati i Kurtit e njëkohësisht vasali i Mickoski, kryeministri albanofob i Maqedonisë së Veriut.
Ai përshëndeti pjesëmarrësit e OVL-UÇK-së që ishin prezent në tubimin elektoral. Ajo që ndodhi më pas ishte direkt një reagim qytetar që brohorisnin UÇK e më pas Rugova për presidentin historik të vendit.
Më sinjal i qartë për pushtetin revizionist historik e revanshist të Vetëvendosjes s’mund të kishte. Qartë e dinin qytetarët se cilat janë shtyllat kombëtare e jo vetëm partiake pavarësisht tentimeve të frikësimit e njollosjes.
Obsesioni i VV’së për të penguar partneritetin PDK dhe LDK ka prodhuar të kundërtën thuajse na qenka një diçka e huaj me tentim të njollosjes me propagandë shoviniste po prodhon të kundërtën. Me sfidë qytetare.








