Feraj e bëri Zot, ndërkaq Peci e krahason Kurtin me Isa Boletinin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar të krahasohet me hyjni dhe me figura kombëtare nga akterët brenda partisë së tij.

Në tubimin përmbyllës në Mitrovicë, Faton Peci ia barasvlerësoi kontributin Isa Boletinit me atë të Albin Kurtit.

Mitrovica ka qenë fushëbejeta e ndikimit të forcave të errëta të Serbisë dhe Rusisë dhe betejën e cilën me 1903, kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë, Isa Boletini i nisi sukseshëm, Albin Kurti e bitisi”, deklaroi ndër të tjera Peci.

Në anën tjetër, sot lëshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, bëri një krahasim skandaloz mes Zotit (Perëndisë) dhe shefit të tij.

Feraj këtë e bëri teksa tentoi të ngriste një analogji ndërmjet bindjeve të një besimtari dhe të një votuesi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, votuesi që mbështet Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatin e tij lokal, është si një besimtar që pranon Zotin, por mohon profetin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit